Home / Lajme / Maqedoni / Dy vjedhje të rënda në Tetovë (VIDEO)

Dy vjedhje të rënda në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 29 Mars – Pasi që hajnat me forcë kanë hapur derën hyrëse dhe kanë kontrolluar brendinë e banesës kanë marrë 15 copë ari dhe lloje tjera të floririt.Sipas pronarit të kësaj banese dëmi I kësaj vjedhje është llogaritur rreth 300 mijë denarë, raporton Tv KOHA.

Rreth 400 mijë denarë është vlera e arrit t vjedhur në dy shtëpi në Tetovë në dy vjedhje ndaras të cilët janë kryer nga persona të panjohur. Sipas informative të policisë së Tetovës, njëra prej vjedhjeve të rënda është kryer mbrëmë në mes orës 18 deri në orën 22 në banesën e R.Sh 48 vjeçar në rrugën Braqa Milladinovci, njofton Tv KOHA.

Pasi që hajnat me forcë kanë hapur derën hyrëse dhe kanë kontrolluar brendinë e banesës kanë marrë 15 copë ari dhe lloje tjera të floririt.Sipas pronarit të kësaj banese dëmi I kësaj vjedhje është llogaritur rreth 300 mijë denarë, raporton Tv KOHA.

Vjedhja e dytë ka ndodhur mbrëmë në mes orës 19 deri ora 21 në shtëpinë e B.K 48 vjeçar që nodhet në rrugën Ivo Llolla Ribar. Edhe në këtë vjedhje hajnat e kanë hapur me forcë derën hyrëse dhe kanë marrë 16 lloje të ndryshme të arit ndërsa vlera e arrit është llogaritur rreth 95 mijë denarë. Policia në të dy vendet ka kryer hetime dhe punon në zbardhjen e plotë të dy vjedhjeve, raporton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *