Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një tjetër kryq gjigand do ngritet në Shkup

Edhe një tjetër kryq gjigand do ngritet në Shkup

31 Mars – Një kryq masiv i pagëzuar si “Kryqi Maqedonas” do të ngritet në lagjen Aerodrom në Shkup.

Një kryq masiv i pagëzuar si “Kryqi Maqedonas” do të ngritet në lagjen Aerodrom në Shkup.

Ky kryq do të jetë i gjatë 56,5 metra, ndërsa i gjërë 34 metra, ndërsa konstruksioni i çelikt do të jetë 80 ton. Ky projekt realizohet nga komuna e Aerodrom, por edhe donatorë të tjerë, njoftuan portale maqedonase.

Sipas dinamikës së paraparë kryqi do të jetë gati dhe do të promovohet në muajin prill me rastin e festave të Pashkëve ortodoks. Kryqi do të jetë i lyer me ngjyrë ari dhe me një ndriçim masiv.

Ky është i dytë gjigant pas atij të ngritur në Malin Vodno mbi Shkup, me një lartësi masive. Ky kryq ndërtohet në afërsi të ndërtesave gjigante rrokaqiej që po ndërtohen nga një kompani turke.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *