Home / Lajme / Maqedoni / Ekspozitë humanitare për ndërtimin e shtëpisë së artistëve (VIDEO)

Ekspozitë humanitare për ndërtimin e shtëpisë së artistëve (VIDEO)

Tetovë, 04 Mars – Me qëllimin që të grumbullohen mjete për ndërtimin e shtëpive të artistëve në fshatin Gajre të komunës së Tetovës, mbrëmë në Galerinë e arteve pamore në Tetovës është organizuar një ekspozitë.

Në ekspozitë kanë qenë të prezantuara rreth 33 piktura si donacion, nga artistët nga Tetovë dhe rajoni. Organizatorë të kësaj ekspozite janë komuna e Tetovës dhe Shoqata e artistëve Figurativë.

Nevzat Bejtuli Kica kryetar i shoqatës së artistëve thotë se shtëpia është në fazën karabinar, dhe deri më tash ka kushtuar rreth 45 mijë euro deri në përfundim do të duhen edhe një shumë e madhe e mjeteve dhe ky projekt do të kushtojë afër 200 mijë euro, nëse shiten të gjitha pikturat në këtë ekspozitë do të grumbullohen rreth 50 mijë euro.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se komuna e Tetovës do të japë mbështetje që sa më parë të përfundojë shtëpia e Artistëve.

Edhe pse kjo shtëpi ka filluar të ndërtohet në vitin 2009, dhe për këtë shtëpi edhe rok grupi tetovarë Elita Pesë organizoi një koncert kjo shtëpi akoma nuk është duke u bërë realitet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *