Home / Lajme / Botë / Erdogan: Kundërshtarët e Turqisë do të marrin leksionin më 30 mars

Erdogan: Kundërshtarët e Turqisë do të marrin leksionin më 30 mars

Stamboll, 24 Mars – Elita turke, të cilët nuk kanë besim në partinë AK, si dhe Fethullah Gyleni i cili është duke bashkëpunuar me këtë elitë kundër partisë AK dhe Turqisë, do të mësojnë një leksion të rëndësishëm në zgjedhjet lokale të 30 marsit, ka thënë të dielën kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke iu drejtuar miliona njerëzve në një tubim në Stamboll të dielën, Erdogan tha se “të 80 provincat tjera turke ndajnë qëndrimet e njëjta me Stambollin. Njerëzit janë të vetëdijshëm për të gjitha mashtrimet. Njerëzit shohin se kurthe të pista janë ngritur për Turqinë”, transmeton Mesazhi.

Duke përmendur mbylljen e përkohshme të Twitter këtë javë, pasi një gjykatë lëshoi një urdhër duke kërkuar nga faqja e internetit që të largojë postime që përmbajnë lidhje të caktuara, Erdogan tha se ” Twitter vepron në përputhje me ligjet në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Rusi, Kinë dhe Indi së bashku me shumë vende tjera. Por kur është fjala për Ukrainën, Egjiptin, Turqinë dhe vende tjera, ata fillojnë të mbrojnë liritë e tyre. Na vjen keq, por ne nuk jemi vend që i takojmë botës së tretë.”

“Nëse Twitter, YouTube apo Facebook veprojnë me ndershmëri, ne mund të japim çdo lloj mbështetje. Por në qoftë se ato vazhdojnë përpjekjet për të shkatërruar edhe familjet, atëherë do të përballen me qeverinë e Republikës Turke,” tha Erdogan.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *