Home / Lajme / Maqedoni / Eseja më e mirë zgjidhet nga SH.K.H. Vepra (VIDEO)

Eseja më e mirë zgjidhet nga SH.K.H. Vepra (VIDEO)

04 Mars – Shoqata Kulturore Humanitare VEPRA, për nder të festës së 7 Marsit dhe në kuadër të projektit “ESEJA MË E MIRË” organizoi manifestim solemn për ndarjen e çmimeve për pesë esetë më mirë të shkruara nga nxënësit e klasës së tetë të SH.F. Abdyl Frashëri të Bogovinës.

Ky eveniment ngërthen një program të pasur kulturoro-artistik me ilahi dhe recitim. Nxnësit e paraqitur për këtë garë kanë shkruajtur ese në temën “Intelektuali duhet të jetë ndërgjegja e shoqërisë”.

Ideja për planifikimin dhe realizimin e projektit “ESEJA MË E MIRË”, lindi nga nevoja për t’u angazhuar me të rinjtë në përgjithësi dhe nxënësit e shkollës fillore në veçanti, në këtë kohë kur të rinjtë rrezikojnë të lënë anash traditën e shkrimit të mendimeve dhe ideve për situata të caktuara u shpreh Muabere Xhemaili mësimdhënëse e gjuhës shqipe.

Faton Esati nga shoqata Vepra u shpreh se qëllimi i këtij projekti është motivimi i të rinjëve që ti shkruaj idetë e tyre në letër.

Ndërsa fituese e kësaj gare është Arbra Sulejmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *