Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu i kërkon Xhaferit të përballen në gjyq (VIDEO)

Fazliu i kërkon Xhaferit të përballen në gjyq (VIDEO)

Shkup, 18 Mars – Kanë vijuar akuzuat mes dy partive më të mëdha shqiptare Partisë Demokratike Shqiptare dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjatë një pres konference me gazetarë anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Bekim Fazliu theksoi se pret që të ballafaqohet me ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi në gjykatë. E kuptojmë plotësisht shqetësimin e BDI-së, Talatit, Ermirës, dhe të tjerëve që janë në radhë, pasi që për herë të parë në mënyrë të dokumentuar dhe me fakte po zbulohet korrupsioni dhe hajnia e tyre, tha fazliu, sot gjatë një pres konference me gazetarë.

“Talati si Talat, me trika të Beogradit, mundohet me pushtet të kërcënoj. Kot e ke, Talat. Mirëpo, më në fund edhe prej Talatit, “zastavnikut” të JNA-së dhe ARM-së, doli një veprim i qëlluar. Andaj Talat Xhaferi, pranoj me gjithë qejf të shihemi në gjyq, dhe apeloj te gjykata që ky proces të fillojë sa më parë, dhe të përfundojë deri sa ju jeni në pushtet, para 27 prillit”.

Në ndërkohë, është përgjigjur Bashkimi Demokratik për Integrim përmes shefit të shtabit zgjedhor Abdilaqim Ademi.

“Kjo flet edhe një herë për cinizmin e tyre dhe për atë se çkanë me çka të merren. Ne dhe shqiptarët presim përgjigje nga PDSH-ja, veçanërisht përgjigje për dy çështje.Përse e legjitimojnë procesin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale me kandidatin Iljaz Halimi dhe a është Iljaz Halimi kurban për mos hapjen e dosjes së Interprometit në Tetovë.Ne nuk do të merremi më me preskonferencat e tyre, derisa nuk e marrim këtë përgjigje”, tha Abdilaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *