Home / Sport / Fuqia nuk njeh histori

Fuqia nuk njeh histori

Atletico Madridi e ka eliminuar Milanin nga Liga e Kampionëve duke e mposhtur edhe në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales me rezultat 4-1.

Në San Siro, Atletico Madridi fitoi me rezultat 1-0, kurse pas përballjes në Vicente Calderon, klubi spanjoll kalon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

Që në minutat e para të takimit, ekipi vendas arriti te goli i avantazhit. Diego Costa e ndëshkoi Abbiatin (3’). Mirëpo, mysafirët arritën të barazojnë.

Balotelli dërgoi një pasim të bukur te Andrea Poli nga e djathta, i cili dërgoi një krosim drejt Ricardo Kaka dhe braziliani e nivelizoi takimin (27’).

Kaka pati një tjetër rast të mirë për të shënuar, por e dërgoi topin jashtë dhe kjo shumë shpejt iu hakmor Rossonerëve. Arda Turan me një vole, riktheu epërsinë e vendasve (40’).

Porsa filloi pjesa e dytë, Gabi e goditi shtyllën pas një kundërsulmi të Diego Costas. Milani pati disa raste në vazhdim, por nuk arriti ta thyeje mbrojtjen nikoqire.

Dhe goli që shoi shpresat e mysafirëve erdhi nga Raul Garcia (71’). Klubi nga kryeqyteti spanjoll nuk u ndal me kaq, shënoi edhe golin e katërt. Realizues ishte Diego Costa (85’).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *