Home / Lajme / Maqedoni / Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 5 prill (VIDEO)

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 5 prill (VIDEO)

7 mars – Anëtarët e KSHZ-së potencuan se kanë marrë vendim të drejtë në kuadër të Ligjit i cili është lehtë i zbatueshëm në kushte kur mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe njëkohësisht raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. KSHZ-ja sot e miratoi Librin e afateve për veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot me konsensus vendosi që fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të fillojë më 5 prill, ndërsa duke e pasur parasysh raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe heshtjen për to, më 12 dhe 13 prill fushata do të ndërpritet dhe do të vazhdojë ditën e ardhshme dhe do të përfundojë më 27 prill për kur janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe duhet të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në qoftë se shefi i shtetit nuk zgjidhet në raundin e parë. Anëtarët e KSHZ-së potencuan se kanë marrë vendim të drejtë në kuadër të Ligjit i cili është lehtë i zbatueshëm në kushte kur mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe njëkohësisht raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. KSHZ-ja sot e miratoi Librin e afateve për veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në pajtueshmëri të këtij dokumenti listat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen deri te trupi më i lartë zgjedhor deri më 29 mars, ndërsa shorti duhet të mbahet më 3 prill. Verifikimi publik në listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të fillojë më 16 mars dhe do të zgjasë deri më 30 mars. Shtetasit e Republikës së Maqedonisë me qëndrim dhe vendbanim jashtë shtetit prej sonte deri më 31 mars do të mund të dorëzojnë kërkesë për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sërish në vendet ku Republika e Maqedonisë ka përfaqësi diplomatiko-konsullare në gazeta do të shpallet thirrje publike për votim për këto zgjedhje. Diaspora në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të votojë më 26 prill, gjegjësisht një ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale nga ora 7 deri në orën 19.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *