Home / Lajme / Maqedoni / Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë dy ditë më herët

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë dy ditë më herët

07. Mars- kete e bëri të ditur Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme në të cilën ëshët përcaktuar afati kohor për zgjedhjet e ardhshme ato presidenciale dhe parlamentare

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë dy dit më herët, më 5 prill, ndërsa rrethi i dytë nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jetë më 12 dhe 13 prill.

Këtë e bëri të ditur Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme në të cilën është përcaktuar afati kohor për zgjedhjet e ardhshme ato presidenciale dhe parlamentare.

Me këtë vendim, sipas anëtarëve të KSHZ-së nuk shkelet ligji dhe do të sigurohet fushatë 20 ditëshe edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për ato parlamentare.

Verifikimi në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare do të jetë nga 16 deri 30 mars ndërsa listën për kandidat e tyre partitë duhet ta dorëzojnë deri më 29 mars.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *