Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski: Nuk ka qeveri pa shqiptarët

Georgievski: Nuk ka qeveri pa shqiptarët

26 Mars – Nuk ka qeveri pa shqiptarët’. Kështu u shpreh sot lideri i VMRO-Popullores Lubço Georgievski teksa komentoi retorikën parazgjedhore të VMRO DPMNE-së dhe liderit të saj Nikolla Gruevski

Nuk ka qeveri pa shqiptarët’. Kështu u shpreh sot lideri i VMRO-Popullores Lubço Georgievski teksa komentoi retorikën parazgjedhore të VMRO DPMNE-së dhe liderit të saj Nikolla Gruevski. Sipas Georgievskit një tezë e tillë është e rrezikshme dhe paraqet një kurth për elektoratin maqedonas. Georgievski madje u shpreh i prerë se, edhe sikur VMRO DPMNE-ja të fitoj 100 deputet nuk mund të formoj qeveri pa shqiptarët, sepse sipas tij Maqedonia duhet të vazhdojë të jetojë edhe pas zgjedhjeve.

“Vlerësoj se kjo është një retorikë e rrezikshme. Në rast se jo e rrezikshme atëherë do të mund ta quajmë si komike, naive. Dikush që ka praktikë 20 vjeçare të qeverive multietnike sot të bëj fjalë për qeveri të pastra maqedonase, kjo thjeshtë është absurde, totalisht joreale. Madje edhe 100 deputet t’i ketë VMRO DPMNE-ja, patjetër të marrin një parti shqiptare në qeveri”, u shpreh Lubço Georgievski, VMRO Popullore.

Lubço Georgiveski i futet garës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nën sloganin ‘Evropë tani’. Ai madje komentoi edhe sloganin e Ivanovit ‘Maqedonia në Evropë, Evropa në Maqedoni’, për të cilin tha se ai përgënjeshtrohet menjëherë në fjalinë e dytë, kur thotë se nuk ka për qëllim të bëjë kompromis rreth çështjes së emrit.

“Edhe Evropa edhe NATO-ja na thonë qartë. Nuk duhet të prisni shumë, bëjeni kompromisin e shpejtë, në NATO hyni për një muaj dhe filloni negociatat me BE-në. Nuk mund të tregoni përralla se angazhoheni për në Evropë a nga ana tjetër nuk tregoni se si do ta zgjidhni problemin thelbësor të cilin e kemi kusht për të shkuar më tej. VMRO-Popullore në këtë drejtim është shumë e qartë dhe precize. Ne vlerësojmë se këto zgjedhje vërtet janë historike”, tha Lubço Georgievski, VMRO Popullore.

Partia e Georgievskit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë e vetme, pa ndonjë koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik, dhe synon të fitojë 10 deputetë. Listën në njësinë e parë zgjedhore do ta kryesoj Sllobodan Bliznakovski, njësinë zgjedhore numër 2 Lubço Ballkovski, njësinë zgjedhore 3 Lubço Georgievski, njësinë 4 Risto Pecev, njësinë 5 Vançe Kostov dhe njësinë e 6 zgjedhore, Goran Llotevski. Sa iu përket zgjedhjeve presidenciale, Georgievski u shpreh se ai dhe kryesia e VMRO- Popullores do të mbështesin Stevo Pendarovskin

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *