Home / Lajme / Maqedoni / Gjermania heq privilegjet për azilantët e rremë

Gjermania heq privilegjet për azilantët e rremë

Shkup, 20 Mars – Azilkërkuesit nga Maqedonia, por edhe nga i gjithë Ballkani perëndimorë nuk do të munden edhe gjatë të shfrytëzojnë komoditetin që u ofron sistemi gjerman për qytetarët nga bota të cilët janë të dëbuar.

Sipas iniciativës për ndryshimin e Ligjit për azil, të cilin e përgatit Ministria për Punë të Brendshme (MPB), procedurën për kërkuesit nga Maqedonia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria do të duhet të zbatohet dhe të përfundojë me procedurë të shkurtër prej vetëm shtatë ditëve.

Kjo më së shumti është për vet faktin që azilkërkuesit nga Ballkani u bënë problem serioz për Gjermaninë nga viti 2010 kur hyri në fuqi liberalizimi i vizave. Presioni nga të ashtuquajturit azilantë të rremë çdo vit është gjithnjë e më i madh. Barrën posaçërisht e ndjejnë komunat të cilat çdo vjeshtë ballafaqohen me mijëra familje rome nga Ballkani perëndimorë të cilat në Gjermani ikin për të kaluar dimrin.

“Gjermani është vend i hapur, posaçërisht për ata personajeta e të cilëve është e rrezikuar, të cilët janë të diskriminuar për shkak të përkatësisë etnike, për shkak të religjionit ose orientimit gjinor.

Vitin e kaluar në Gjermani u pranuan 127.000 azilantë, që është një e katërta nga të gjithë azilkërkuesit në BE, më shumë se në SHBA, kështu që askush nuk mund t’i japë vërejtje Gjermanisë se nuk është solidare.

Azilkërkuesit nga Serbia, Maqedonia, nga Ballkani perëndimorë paraqesin më shumë se 30% nga numri i përgjithshëm. Megjithatë kuota e pranimit të të drejtës së azilit për qytetarët e këtyre shteteve është e ulët – mes 0 dhe 0,1 përqind.

Për këtë është e drejtë këto shtete tek të cilat nuk ka përndjekje të deklarohen si vende me prejardhje të sigurt”, deklaroi për Dojçe vele Shtefan Maer (CDU-CSU). Ai thotë se aktualisht në listat me paragrafin 29-a nga Ligji për qëndrim ka dy vende afrikane për të cilat thuhet se kanë prejardhje të sigurt (Gana dhe Senegal).

Ideja është që në çfarëdo rasti këtu të bashkëngjiten edhe Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky “tresh” ka qenë temë edhe në marrëveshjen për koalicion mes CDU-CSU dhe SPD.

Por siç shpjegon Maer, e drejtë do të ishte nëse këtu do të gjendeshin edhe Shqipëria e Mali i Zi, me çka do të ketë deklaratë të qartë që në vendet e përmendura nuk ka dëbim të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *