Home / Lajme / Maqedoni / Gjermania me ligj parandalon azilkërkuesit nga Maqedonia dhe vendet ballkanike

Gjermania me ligj parandalon azilkërkuesit nga Maqedonia dhe vendet ballkanike

15 Mars – Gjatë 2013’ës, Gjermania ka pranuar aq azilkërkues sa edhe njëzet vite më parë. Një numër i madh i tyre, konfirmojnë autoritetet, vijnë pikërisht nga trojet e Ballkanit.

Gjatë 2013’ës, Gjermania ka pranuar aq azilkërkues sa edhe njëzet vite më parë. Një numër i madh i tyre, konfirmojnë autoritetet, vijnë pikërisht nga trojet e Ballkanit.

Megjithatë, numri më i madh i këtyre kërkesave janë refuzuar, ndërsa Qeveria Federale e Gjermanisë, planifikon të ndërmarrë masa parandaluese.

Gazeta gjermane “Ruhr Nachrichten” informoi për një projektligj të ri të Ministrisë së Brendshme, i cili planifikon që Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të gjenden në një listë që I klasifikon si vende të sigurta. Kjo do të mundësojë autoritetet gjermane të refuzojnë kërkesat për azil pa justifikime shtesë.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ishte ankuar qysh në fillim të shkurtit që azilkërkuesit kryesisht janë duke ardhur nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. “Njerëzit nga këto vende nuk janë të përndjekur politikisht. Kërkesat e tyre për azil duhet të shqyrtohen shpejt dhe në mënyrë të qartë”, ka thënë politikani i CDU-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *