Home / Lajme / Rajon / Gratë në të zeza (serbe)u kërkojnë falje shqiptarëve për krimet serbe

Gratë në të zeza (serbe)u kërkojnë falje shqiptarëve për krimet serbe

26 Mars – Gratë në të Zeza (serbe) kanë zhvilluar sot një performansë komemorative në Sheshin e Republikës në qendër të Beogradit

ratë në të Zeza (serbe) kanë zhvilluar sot një performansë komemorative në Sheshin e Republikës në qendër të Beogradit, në shenjë përkujtimi të krimeve serbe të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë bombardimeve të NATO-s para15 vjetësh.

Koordinatorja e Organizatës Joqeveritare Gratë në të Zeza, Stasha Zajoviq, u tha gazetarëve se përmes aksionit “Rikonstruimi i krimit” të kolektivit artistik Arti i Klinikës dhe Fryma e Tetarit rikujtohen krimet e kryera “në emrin tonë” ndaj shqiptarëve.
Sot përkujtojmë pogromin mbi popullatën shqiptare, e cila, përveç bombardimeve të NATO-s, iu ekspozua edhe terrorit të armatosur dhe pastrimit etnik nga regjimi serb, tha ajo.

Shprehim ngushëllimet tona të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave, tha Zajoviq.
Gratë në të Zeza nga qeveria e ardhshme e Serbisë kërkojnë të zbulojë të vërtetën dhe të dhënat për të zhdukurit gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë dhe të hapë varrezat masive në cilat janë mbetjet mortore të shqiptarëve nga Kosova.

Zajoviq ka thënë se deklaratat e deritashme dhe premtimet e pushtetit kanë qenë retorikë boshe, meqë 15 vjet pas, shumica e fakteve mbi krimet në Kosovë nuk dihen.

Ajo tha se ka shumë rëndësi në mënyrë që pushteti të tregojë se me të vërtetë mendon seriozisht të ballafaqohet me të kaluarën dhe të shkëputet “nga barra e madhe e politikës së krimit” të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Nëse nuk e bën këtë do të konsiderojmë se e gjitha është frazë boshe dhe se Marrëveshja e Brukselit në fakt paraqet instrument për mbetjen në pushtet të elitës, tha Zajoviq.

Aktivistet para monumentit Knjaz Mihaili shpaluan banerin “E mbajmë në mend krimin në Kosovë” në gjuhën shqipe e serbe, me mesazhin Gratë në të zeza kundër luftës.

Në parulla ishin të shkruara emrat e vendeve të krimit mbi shqiptarët në ksovë, ndër to Suhareka, Raçaku, Podujeva, Dubrava, Qyshku, Poikleku, Tërnja, Meja, Lubizhda…

Gjithë protestën e siguroi policia

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *