Home / Lajme / Maqedoni / GROM mbajti tubim në Prilep

GROM mbajti tubim në Prilep

30 mars-”Me rëndësi është që shtetin ta vendosim nën ombrellën e sigurtë të NATO-s. Kjo është e mundëshme sepse praktika nga fqinjësia ynë thotë se Ballkani nuk ka problem të pazgjidhura”tha Popovski.

Partia e Stevçe Jakimovskit Grom, mbrëmë ka mbajtur tubim në Prilep. Para qytetarëve të tubuar në shehsin e Prilepit, kandidati për president nga GRom ZOran Popovski, tha se në të gjitha segmentet e shoqërisë ka stagnime. “Gjendja në shtetin tonë është anemike, apatike dhe ka ngecje në shumë sfera. Është kështu sepse në vend se të merremi me të ardhmen, ne ende I përkushtohemi të kaluarës. Maqedonia nuk duhet të lëjojë që të humb potencialin e ri I cili largohet me shpejtësi nga shteti. Ne si parti politike nuk do të lejojmë që të zhvillohet ky trend negative”, tha Popovski. Sipas tij, zgjidhja është në preformat ekonomike, politike dhe gjyqësore si dhe qasjes konstruktive në përparimin e procesit arsimor dhe masa konkrete për ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore.”Me rëndësi është që shtetin ta vendosim nën ombrellën e sigurtë të NATO-s. Kjo është e mundëshme sepse praktika nga fqinjësia ynë thotë se Ballkani nuk ka problem të pazgjidhura”tha Popovski. Para qytetarëve të tubuar në Prilep lideri I GROM-it, Stevçe Jakimovski, ka folur rreth konceptit zhvillimor për këtë rajon në aspektin ekonomik.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *