Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski : Po, pranojme zgjedhje te parakohshme parlamentare

Gruevski : Po, pranojme zgjedhje te parakohshme parlamentare

01.Mars – Gruevski PO-në për BDI-në e arsyetoi me këto fjali: “Nëse nuk e pranojmë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ekziston rreziku i madh që zgjedhjet presidenciale të mos kenë sukses.

Kryeministri i Qeverisë Nikolla Gruevski në konventën e VMRO-DPMNE-së ku duhet të zgjedhet kandidati i kësaj partie për president shteti ka deklaruar se partia e tij pranon “dorezën” e hedhur nga Bashkimi Demokratik për Integrim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gruevski PO-në për BDI-në e arsyetoi me këto fjali: “Nëse nuk e pranojmë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ekziston rreziku i madh që zgjedhjet presidenciale të mos kenë sukses. Prandaj ne i themi PO zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 27 prill” ka thënë Gruevski në konventën partiake.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *