Home / Lajme / Maqedoni / Halimi: Do të bëhem president i të gjithë qytetarëve

Halimi: Do të bëhem president i të gjithë qytetarëve

25 mars-“Pse Ali Ahmeti nuk i përgjgijgesh Gruevskit kur ai ju thotë se s’mund ta prekni Car Dushanin, se ju fshi të gjithëve?! Pse zoti Ali Ahmeti nuk e bëre gjuhën shqipe zyrtare?… Ju të BDI tërë helmin nxjerrini ndaj Menduh Thaçit, po mos i ngacmoni njerëzit poshtë, se mund merrni përgjigje që të shashtriseni të gjithë”, – tha Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë në Çair e filloi fushatën presidenciale me moton “Për president shqiptar”.

Kandidati partiak Iliaz Halimi dhe lideri Menduh Thaçi porositën se askush nuk guxon t’u bëjë presion shqiptarëve gjatë votimit dhe t’u bëjë thirrje për bojkot.

“Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa i ndarë në bazë etnike dhe fetare. Do të luftoj prë investim të barabartë ekonomik në të gjitha pjesët e Maqedonisë. Nuk do të shkaktoj ndarje. Si komandant suprem do t’i rregulloj punët në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në njësitë speciale do të kërkoj përfaqësim të të gjithë, edhe të shqiptarëve. Nuk do ta pengoj denacionalizimin e pronës së Bashkësisë fetare islame”, tha Halimi, duke e prezantuar platformën e tij.

Ndërkaq, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë fjalimit të tij ka kritikuar ashpër Ahmetin dhe Gruevskin.

“Pse Ali Ahmeti nuk i përgjgijgesh Gruevskit kur ai ju thotë se s’mund ta prekni Car Dushanin, se ju fshi të gjithëve?! Pse zoti Ali Ahmeti nuk e bëre gjuhën shqipe zyrtare?… Ju të BDI tërë helmin nxjerrini ndaj Menduh Thaçit, po mos i ngacmoni njerëzit poshtë, se mund merrni përgjigje që të shashtriseni të gjithë”, – tha Thaçi.

Në tubimin mori pjesë edhe kandidatja e mëparshme e PDSH-së për presidente, Mirushe Hoxha

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *