Home / Lajme / Maqedoni / Halimi ne Diber: Shqiptarët të dalin të votojnë, jo manipulimeve (VIDEO)

Halimi ne Diber: Shqiptarët të dalin të votojnë, jo manipulimeve (VIDEO)

Dibër, 29 Mars – “Nëse e marr përkrahjen tuaj unë do të jem president i të gjithë qytetarëve në Maqedoni dhe maksimalisht do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

PDSH dhe kandidati i saj presidencial Iljaz Halimi kanë vazhduar fushatën presidenciale në Dibër. Halimi me këtë rast para të pranishmëve ka kërkuar mbështetje për kandidaturën e tij.

“Nëse e marr përkrahjen tuaj unë do të jem president i të gjithë qytetarëve në Maqedoni dhe maksimalisht do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, për zhbllokimin e proceseve eurointegruese, për barazi të qytetarëve në të gjitha fushat, pa dallim të politikës, përkatësisë ekonomike dhe përkatësie tjetër, theksoi Iljaz Halimi, kandidati presidencial i PDSH-së.

Ai gjithashtu premtoi se do të jetë kundër çdo projekti i cili është në dëm të qytetarëve dhe të natyrës, duke theksuar veçanërisht projektin “Fusha e Likovës” dhe i bëri apel të gjithë shqiptarëve që të dalin në votime për të realizuar detyrimin e tyre qytetar dhe kombëtar.

“Jam i sigurt se shqiptarët megjithatë do të votojnë për mua, për kandidatin e vetëm shqiptar për president dhe askush nuk do të mundet që t’i ndalojë në këtë mision”, tha Halimi.

Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi shfaqi bindje se kandidati i PDSH-së do të marrë numrin e duhur të votave dhe kërkoi që të mos bien pre e gënjeshtrave dhe frikësimeve të BDI-së që i bëjnë të punësuarve në administratë dhe në polici se do të largohen nga puna.

“Ne nuk jemi të tillë. Ne asnjëherë nuk do t`ia merrnim bukën nga goja një shqiptari, për t`ia dhënë tjetrit”, deklaroi Thaçi.
Ai shtoi është e turpshme deklarata e Ahmetit se në këto zgjedhje shqiptarët nuk kanë kandidat të tyre.

“Por ata çfarë formulimi kanë president koncensual. Ky është një formulim për të mashtruar, formulim për përfitim politik. Formulimi i vërtetë për koncensus midis shqiptarëve dhe maqedonasve të jeni të sigurt se është në duart tona si PDSH dhe Iljaz Halimi. BDI duhet ta ketë të qartë se nëse shqiptarët dalin në votime, raundi i dytë do të jetë midis shqiptarëve dhe maqedonasve”, deklaroi kreu i PDSH-së, duke theksuar se më 13 prill definohet pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni.

Në këtë tubim ka folur edhe kryetari i degës së PDSH-së, Bashkim Sela si dhe krerët e forumit të RDSH-së dhe Forumit të Gruas së PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *