Home / Lajme / Maqedoni / Halimi: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin që do të ndodhë më 13 prill

Halimi: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin që do të ndodhë më 13 prill

Shkup, 27 Mars – PDSH ka mbajtur tubimin e radhës të mërkurën në mbrëmje në Studeniçan të Karshiakës.

Kandidati për president i kësaj partie, Iljaz Halimi theksoi se gjatë këtyre ditëve të para të fushatës janë bërë takime me shumë qytetarë, ku është vërejtur qartë se shqiptarët kërkojnë ndryshimin dhe këtë duhet ta fitojnë më 13 prill.

“Unë premtoj se do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike. Si president i ardhshëm do të angazhohem për çështje të ndryshme”, theksoi Halimi.

Ai u ndal edhe tek thirrjet e BDI-së për të bojkotuar zgjedhjet dhe për të mos votuar edhe ate si kandidat shqiptar.

“I bëj me dije BDI-së që të mos manipulojmë me të rinjtë shqiptarë, dhe kur po e bëjnë këtë, do t`i lus që të mos i detyrojnë të rinjtë të mos votojnë. Unë e di se shqiptarët do të votojnë për mua dhe askush nuk mund t`i ndalojë që të mos dalin për të votuar, për shkak se ideja e BDI-së është absurd dhe ata po manipulojnë me qytetarët”, theksoi kandidati presidencial i PDSH-së.

Në tubim ka folur edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi , i cili theksoi se në Studeniçan u tregua besimi i vërtetë mbi partinë e vërtetë shqiptare, ku u shënua fitore në zgjedhjet e fundit.

“Më 13 prill të gjithë shqiptarët do të votojnë për PDSH, ndërsa Aliu i vogël mund të ikë, derisa Thaçi dhe Gruevski bëjnë Qeverinë. Në këto zgjedhje BDI do të shkojë në histori”, deklaroi Thaçi.

Ai përsëriti sërish se figura e kandidatit presidencial Iljaz Halimi do t`i thotë stop turpit të BDI-së. “Më 13 prill puna do të jetë e kryer 99 për qind. 300 mijë votues do të na mundësojnë t`i themi Ali Ahmetit se largohu nga rruga, për të bërë ne Qeverinë e ardhshme me Gruevskin”, deklaroi kreu i PDSH-së

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *