Home / Lajme / Maqedoni / Halimi:Ideja e BDI-së për kandidat konsenzual është e gabuar

Halimi:Ideja e BDI-së për kandidat konsenzual është e gabuar

30 mars-“Ideja e BDI-së për kandidat konsenzual është e gabuar. Fushata që ata e udhëheqin është kundër shqiptarëve. Ata kërkojnë nga shqiptarët mos të votojnë për mua ndërkaq nga ana tjetër kërkojnë kandidat konsenzual. Ti rikujtoj ata se ai president konsenzual nuk do të jetë shqiptar. Prandaj e kërkoj mbështetjen tuaj, ta mundim këtë strukturë politike që punën kundër interesave të shqiptarëve” tha Halimi.

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë promovoi kandidatin e vetëm shqiptar në shkollën Përparimi në Reçë të Madhe. Kandidati për president nga rradhët e PDSH-së Iljaz Halimi tha se me kandidaturën time për president duam të dëshmojmë se edhe shqiptarët munden ti udhëheqin funksionet kyçe në shtet.

“Ideja e BDI-së për kandidat konsenzual është e gabuar. Fushata që ata e udhëheqin është kundër shqiptarëve. Ata kërkojnë nga shqiptarët mos të votojnë për mua ndërkaq nga ana tjetër kërkojnë kandidat konsenzual. Ti rikujtoj ata se ai president konsenzual nuk do të jetë shqiptar. Prandaj e kërkoj mbështetjen tuaj, ta mundim këtë strukturë politike që punën kundër interesave të shqiptarëve” tha Halimi.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi akuzoi edhe kryetarën e komunës së Tetovës për gropat dhe mungesën e ujit të pijshëm duke thënë se faji është te Ahmeti. Thaçi për kandidatin konsensual të BDI -së tha se është një mashtrim i madh, një kapje për kashte ku mbytet Alia e BDI – ja, hajde i bojkotojmë të dy zgjedhjet parlamentare bashkë dhe bllokohet krejt sistemi, vetëm kështu bllokohet sistemi, po atë sën e bën se i mbush xhepat.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *