Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Qeveria e meriton të shkarkohet

Haradinaj: Qeveria e meriton të shkarkohet

Prishtinë, 03 Mars – Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e dëmshme të shkohet në zgjedhje pa e shkarkuar qeverinë aktuale.

“Kjo qeveri ka degraduar dhe i ka shkaktuar vetëm dëme vendit, prandaj meriton të shkarkohet dhe vetëm shkarkimi i saj na bën nder”, është shprehur Haradinaj në bashkëbisedimin e sotëm me qytetarë, që po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja dhe VV-ja që ta mbështesin mocionin për rrëzimin e qeverisë, pasi, sipas tij, është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën gjendet Kosova, raporton “Epoka e re”. Haradinaj ka deklaruar se nuk është kundër shpërbërjes së Kuvendit, por ka bërë të qartë se ky institucion para se të shpërbëhet duhet ta shkarkojë qeverinë aktuale.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *