Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Ministria e Ekonomisë e zhytur në korrupsion dhe hajni (VIDEO)

Ibrahimi: Ministria e Ekonomisë e zhytur në korrupsion dhe hajni (VIDEO)

Shkup, 19 Mars – Anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Orhan Ibraimi akuzoi sot funksionarë të lartë të BDI-së për afera tjera korruptive.

“Ministra të BDI-së 10 vjet udhëheqin me ministrinë e ekonomisë dhe as edhe një investim nuk e sollën në vendbanimet shqiptare. As edhe një vend pune nuk u hap për shqiptarët. Por përkundrazi, biznesi shqiptar u dëmtua skajshmërisht nga hajnia dhe reketi i njerëzve të BDI-së dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, presioni i qeverisë nëpërmjet inspeksioneve dhe dënimeve të panumërta e ka ngulfatur totalisht mundësinë e vetme për mbijetese të shqiptarëve! Në dorë kam dokumentet që dëshmojnë nivelin eklatant të korrupsionit në resorin e ekonomisë që udhëhiqet nga kuadri i BDI-së, Valon Saraqini”, theksoi deputeti i deritanishëm Orhan Ibrahimi.

Sipas tij, kjo dosje fakton se si një sipërmarrës i kërkohen shuma të mëdha parash nëse dëshiron që kompania e tij të fitoj një nga koncesionet e shumta që ndahen nga ministria e ekonomisë!

“Ky është vetëm një nga rastet e panumërta të korrupsionit dhe hajnisë që paraqet ‘suksesin e vetëm’ të BDI-së në qeveri. Ne nuk jemi të shqetësuar se ju vidhni, korruptoheni, zhvatni dhe paguheni në mes veti me shuma te majme, por shqetësimi kryesorë i yni është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve ju keni shitur interesat kombëtare”, theksoi Ibrahimi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *