Home / Sport / Iniesta vuajti nga depresioni

Iniesta vuajti nga depresioni

“Ndjeja depresion të lehtë, por të gjithë e përjetojnë në ndonjë fazë të jetës, apo jo?”, deklaroi ai për magazinën ‘So Foot’.

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka pranuar se vuajti nga depresioni para triumfit të Spanjës në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Iniesta realizoi golin vendimtar pas lojës shtesë në finalen kundër Holandës, duke ia sjell ekipit trofeun e kampionit të botës.

Por, ai ka pranuar se para fillimit të garës ishte ndjerë i “thyer” për shkak të problemeve me lëndime dhe disa çështjeve jashtë fushës. “Ndjeja depresion të lehtë, por të gjithë e përjetojnë në ndonjë fazë të jetës, apo jo?”, deklaroi ai për magazinën ‘So Foot’. “Kisha disa probleme personale që u akumuluan, por edhe probleme fizike, ndihesha i thyer. Megjithatë, në fund gjithçka shkoi dhe shënova golin e triumfit të madh”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *