Home / Lajme / Maqedoni / Intergim multietnik në komunën e Tearcë (VIDEO)

Intergim multietnik në komunën e Tearcë (VIDEO)

Tetovë, 20 Mars – “Mësojmë përmes hulumtimit” ishte titulli i aktivitetit të realizuar në shkollën fillore të fshatit Tearcë në kuadër të projektit për Integrim multietnik në arsim.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nxënësit nëpërmjet hulumtimit të zhvillojnë ndjenjën për bashkëpunim me nxënësite etniteteve tjera, të gjetur dallimet dhe të përbashkëtat e letërsisë gojore dhe të shkruar.

Nxënësit e ndarë në tre grupe prezentuan rezultataet e punës së tyre të hulumtimit dhe bashkëpunimit ndëretnik, aktivitet u realizuan në disa punëtori të përbashkëta. Ata si aktivet kishin patur përgatitjen e një posteri mbi legjedat, lojërat popullore dhe ditet e motmotit ku nëpërmjet ilustrimeve të fotografive bënë shpjegimin e përmbajtjeve të tyre.

Grupi i dytë prezentoi një fletë palosje mbi letërsinë popullore të tre entniteteve me gjëgjëza, fjalë të urta popullore, që nga djepi dhe veshje karaktersitike kombëtare të tre etniteteve të mbledhura nga më të moshuarit në rajonin e Tetovës.

Grupi i tretë kishte përgatitur edhe një libër me tre shkrimtarë Isamil Kadare, Stale Popov dhe Omer Sefetin, që si motiv ishte frymëzimi nga letërsia popullore të shkruara në veprat e tyre.

Një herit u prezentua edhe një material dokumentar që përmblidhte punën e këtij grupi punues që nga ideja fillestare deri te puna finale në prezentimin e orës së hapur.

Letërsia ka fuqinë për të ndikuar në realitetin fisnik, duke ofruar shembuj dhe udhëzime për ndryshime pozitive të mundshme. Letërsia ka rolin dhe aftësin në fushën e marrëdhënieve ndëretnike në vend, përmes letërsisë të gërmojmë nëpër libra të thellë për të gjetur një të vërtetë të përbashkët për bashkëjetesën e brezave në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *