Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov i pari, Halimi i dyti në listë (VIDEO)

Ivanov i pari, Halimi i dyti në listë (VIDEO)

Shkup, 17 Mars – Presidenti i deritanishëm dhe kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov do të jetë i pari, ndërsa kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi i dyti në listën zgjedhore të votimit për zgjedhjet presidenciale të 13 prillit.

Kjo u caktua sot nga shorti i hedhur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni.

Sipas shortit të hedhur, në vendin e tretë është kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski , ndërsa i katërti kandidati i GROM, Zoran Popovski.

Menjëherë pas shortit të hedhur, kjo radhitje do të publikohet në gazetën zyrtare dhe më pas materiali shkon në shtyp, për të përgaditur materialet zgjedhore. Zgjedhjet presidenciale mbahen më 13 prill, ndërsa fushata fillon me 24 mars.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *