Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Me fytyrë të pastër e kërkoj besimin

Ivanov: Me fytyrë të pastër e kërkoj besimin

25 mars-Gruevski theksoi se me daljen dhe mbështetjen masovike në zgjedhjet presidenciale më 13-të dhe 27-të prill, shqiptarët në Maqedoni nuk do të lejojnë e drejta e tyre votuese të merret dhe t’i jepet Ahmetit dhe disa njerëzve rreth tij.

vropa në Maqedoni, Maqedonia në Evropë. Shtet dhe ekonomi të cilat krijojnë vende të reja të punës dhe Maqedonia shtëpi në të cilën ndërtohet mirëqenia për të gjithë. Këto janë tre qëllimet që duhet t’i arrijmë, për çka e kërkoj besimin tuaj, theksoi mbrëmë në Ohër kandidati për president nga VMRO-DPMNE-ja, Gjorge Ivanov.

Në tubimin parazgjedhor, Ivanov e kërkoi besimin nga populli, që, siç tha, të vazhdojë me përkushtimin, ndershmërinë dhe sinqeritetion e njejtë të punojë për Maqedoninë.

“Para pesë viteve nga ky vend ju porosita se me fytër të pastër nisem ta fitoj besimin e qytetarëve për zgjedhje të presidentit të Republikës së Maqedonisë. Sot sërish nga ky vend, me fytyrë të pastër sërish e kërkoj besimin, të vazhdoj me përkushtimin, ndershmërinë dhe siqeritetin e njejtë të punoj për Maqedoninë”, tha Ivanov.

Duke folur për atë që është punuar gjatë mandatit të deritanishëm pesëvjeçar si president, Ivanov theksoi se ka realizuar më shumë nga ajo që ishte paraparë.

“Isha zëri i popullit, kudo që shkoja. Realizova mbi 450 takime me presidentë, kryeministra, ministra, burrështetas. Realizova më shumë se njëqind vizita zyrtare, të punës dhe joformale dhe mora pjesë në ngjarje ndërkombëtare. Isha nikoqir i mbi 40 vizitave zyrtare dhe të punës të shefave të shteteve. Punova me mund në realizimin e qëllimeve tona strategjike”, përkujtoi Ivanov.

Duke folur për problemin e imponuar të emrit, Ivanov tha se njeriu mund të heqë dorë nga ajo që i është dhënë apo që e ka fituar, por jo nga ajo që e posedon dhe që e ka.

Ai tha se nuk ka asnjë shtet, asnjë qeveri dhe asnjë fuqi që mund ta kontestojë të drejtën e maqedonasve të jenë maqedonas.

Lidhur me integrimet euroatlantike, Ivanov theksoi se Maqedonia është shtet me përgjegjësi, i cili seriozisht i kupton obligimet e veta në rrugën eurointegruese.

Gjorge Ivanov edhe në mandatin e ardhshëm do të jetë president i të gjithë qytetarëve, të të gjitha bashkësive etnike dhe grupeve religjioze, pavarësisht nëse i pëlqen kjo udhëheqësisë së BDI-së ose jo, tha mbrëmë në Ohër lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, Nikolla Gruevski.

“Qëllimi i BDI-së dhe udhëheqësisë së tyre për të zgjedhur president në vend se i gjithë populli dhe qytetarët e vendit, është dëshirë që t’i vidhet popullit ajo që i është dhënë me Kushtetutë, populli të zgjedh, ndërsa jo kreu i BDI-së, do të pritet jo vetëm nga maqedonasit, por edhe nga shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, serbët dhe vllahët si dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Maqedonisë”, tha Gruevski.

Gruevski theksoi se me daljen dhe mbështetjen masovike në zgjedhjet presidenciale më 13-të dhe 27-të prill, shqiptarët në Maqedoni nuk do të lejojnë e drejta e tyre votuese të merret dhe t’i jepet Ahmetit dhe disa njerëzve rreth tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *