Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Votoni për një Maqedoni evropiane (VIDEO)

Ivanov: Votoni për një Maqedoni evropiane (VIDEO)

Tito Veles, 29 Mars – Gjorgje Ivanov ka zhvilluar takimin e rradhës elektoral në Kavadarc.

Nga ky qytet, Ivanov është shprehur se nëse votohet për herë të dytë president, do të afrojë Maqedoninë më afër Evropës dhe se Evropën do ta ndërtojë në Maqedoni.

“Kjo do të ndodhë përmes reformave të shumënumërta që po vazhdojnë. Kam ardhur këtu me fytyrë të pastër të kërkoj mbështetjen tuaj për mandat të dytë. Unë jam i njejtë sikur para pesë viteve kur kam kërkuar besimin tek ju. Kemi punuar bashkërisht dhe do të punojmë”, theksoi Ivanov.

Më tej, Gjorgje Ivanov ka përmendur disa nga punët që ka bërë në mandatin e parë si kryetar shteti. Në po këtë tubim, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe anëtari i lartë i VMRO-DPMNE, Vladimir Peshevski theksoi se Ivanov është personalitet i kombit, kulturës dhe historisë maqedonase.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *