Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov:Treguam se si punohet për Maqedoninë

Ivanov:Treguam se si punohet për Maqedoninë

30 mars-.“Bashkërisht me qeverinë treguam se si punohet për Maqedoninë. Treguam se si bashkërisht me kryeministrin, me ministrat, me të gjithë njerëzit në Maqedoni të cilëve ua keni dhënë besimin se jemi të përkushtuar për Maqedoninë dhe si punohet për atë”, theksoi Ivanov.

Gjatë tubimit të mbrëmshëm në Koçanë, kandidati për kryetar shteti nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për një maqedoni më të mirë ka thënë se me përgjegjësi e kam prezantuar Maqedoninë në botë si shtet të pavarur me identitet të saj, me histori dhe me krenari. “Kam punuar shumë për të arritur qëllimet tona strategjike, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Kemi kultivuar marrëdhënie të mira me ato që kemi pasur dhe kemi krijuar partner të rinj për Maqedoninë”, tha Gjorge Ivanov, kandidat për kryetar shteti nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni për një maqedoni më të mirë në Koçanë.AI më tej tha se ngado që ka shkuar ka organizuar biznes forume. “Në vizitat e mija zyrtare në vendet tjera gjithnjë me vete kam pasur edhe sipërmarrës nga Maqedonia. Jam takuar me investitorë potencial të huaj. Në çdo rast që më më është dhënë mundësia kam promovuar kushtet e volitshme për investim në Maqedoni”, tha Ivanov.“Bashkërisht me qeverinë treguam se si punohet për Maqedoninë. Treguam se si bashkërisht me kryeministrin, me ministrat, me të gjithë njerëzit në Maqedoni të cilëve ua keni dhënë besimin se jemi të përkushtuar për Maqedoninë dhe si punohet për atë”, theksoi Ivanov.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *