Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Deklaratat e Ahmetit, jo demokratike

Jankullovska: Deklaratat e Ahmetit, jo demokratike

Shkup, 10 Mars – Funksionarja e lartë e VMRO DPMNE-së Gordana Jankullovska e ka quajtur jo demokratike deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhënë një ditë më parë, se shqiptarët nuk do të pranojnë si president legjitim kandidatin e VMRO DPMNE-së Gjorge Ivanov nëse ai zgjidhet për president.

“Komenti i vetëm i një deklarate të tillë, ku hipotetikisht kontestohet legjitimiteti i funksionarëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në zgjedhje të drejtpërdrejta, është se kjo deklaratë nuk ka asgjë të përbashkët me kapacitete demokratike dhe sjellje demokratike. Zgjedhjet janë momenti kur qytetarët vendosin se cilës palë do ti japin ia japin mbështetjen. Secili që dëshiron të imponojë ose të bëjë politikë, mënyra e vetme është pjesëmarrja në zgjedhje”, tha Gordana Jankullovska, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së.

Ahmeti dje qartë bëri të ditur se BDI-ja do të punojë që zgjedhjet presidenciale të dështojnë. Por pavarësisht epilogut, partia e tij nuk do të heq dorë nga ndryshimet kushtetuese dhe pozicionet e saj.

“BDI e ka ndarë mendjen, nuk ka lëvizje me mend të pandara. Kemi vënë në tavolinë idenë për kandidat të përbashkët, nuk funksionoi, nuk do të funksionojë as procesi i tyre, sepse edhe nëse fiton ndonjëri nga kandidatët do të kontestojmë legjitimitetin e tij, deri në fitoren e BDI-së”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Marrja e njërit nga 3 postet kyçe shtetërore, kryeministrit, presidentit ose kryetarit të kuvendit, është dhe do të mbetet qëllimi i BDI-së pas zgjedhjeve parlamentare, ka shtuar Ahmeti. Sipas Ahmetit dje ishte herët, nesër do të jetë vonë, ndërsa tani është momenti që njëri nga 3 postet kryesore të udhëhiqet nga shqiptarët.

“A nuk mund të kryejmë funksione të rëndësishme të shtetit, duke filluar që nga presidenti, deri te kryetari i Kuvendit? Nuk ka nevojë të frikësohet askush nga synimet dhe qëllimet tona. Ne e kemi ndarë mendjen që në vitin 2001. Ne kemi thënë që ky vend është i joni, ne kemi thënë që këtu kemi tapitë e të parëve tanë. Kemi thënë se nuk e ndajmë Maqedoninë, por nuk rrimë as argat, as qiraxhinj në shtëpinë tonë, sepse edhe tapia edhe historia janë tonat”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kryeministri Nikolla Gruevski në promovimin e kandidatit presidencial Gjorge Ivanov kërkoi nga elektorati maqedonas 63 mandate deputetësh me qëllim që të mos kushtëzohet formimi i qeverisë nga kërkesat e këtilla të BDI-së, dhe mos të lejojë të ndodhë që shqiptarët të marrin një nga tre postet kyçe në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *