Home / Lajme / Maqedoni / Java e luftës kundër kancerit

Java e luftës kundër kancerit

Shkup, 6 mars 2014 – Shoqata e parë anktikancer “Shkëndija e jetës”, me rastin e Javës së luftës kundër kancerit, në virgjile të shënimit të 8 Marsit, sot do të organizojë vizitë tradicionale dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje malinje të cilët mjekohen në ISHP Klinika universitare.

Pacientëve nga kirurgjia torakale dhe vaskulare, kirurgjia digjestive dhe klinika për radio terapi dhe onkologji do t’u ndahen boshura, lule, libra dhe dhurata të tjera rasti.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit për shëndet publik, në Maqedoni neoplazmat malinje janë në vendin e dytë në strukturën e arsyeve për vdekjen e popullsisë, menjëherë pas atyre kardiovaskulare.

Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë i kancerit e cila u përgjigjet për më shumë se 20 për qind të rasteve vdekjeprurëse në botë. Faktorët e tjetër të rrezikshëm për paraqitjen e kancerit janë alkooli, mosaktiviteti fizik dhe trashësia, konsumimi i paktë i frutave dhe perimeve, ndotja e mjedisit jetësor, HPV dhe hepatitis B viruset, arseni në ujë, aflatoksinat në ushqim,…

Forma më e shpeshtë e sëmundjeve malinje tek burrat janë kanceri në mushkëri, në stomak, në postatë dhe në zorrën e trashë. Tek femrat forma më e shpeshtë e sëmundjeve malinje është kanceri në gji, mushkëri, stomak, zorrë të trashë dhe mitër.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *