Home / Lajme / Maqedoni / Kandidaturat presidenciale deri të enjten (VIDEO)

Kandidaturat presidenciale deri të enjten (VIDEO)

10 Mars – Të enjten në mesnatë është afati i fundit që partitë politike deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) t’i parashtrojnë kandidaturat për zgjedhjet presidenciale, të caktuara më 13 prill.

Kandidatët tashmë janë të njohur dhe konfirmuar nga partitë – presidenti aktual Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE-ja, Iljaz Halimi nga PDSH-ja, Zoran Poposki nga GROM-i dhe Stevo Pendarovski nga LSDM-ja.

Sipas informatave nga KSHZ, deri tani nuk është parashtruar asnjë kandidaturë nga ana e partive politike.

Shortin për konfirmimin e listës së kandidatëve për president, KSHZ do ta mbajë të hënën më 17 mars. Një ditë më vonë lista duhet të publikohet në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

KSHZ menjëherë pas pranimit ose më së voni në afat prej 48 orëve në listën e kandidatit konfirmon nëse ajo është parashtruar në afatin e paraparë dhe e përpiluar sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Nëse KSHZ-ja konfirmon se në listë ka parregullsi të caktuara, i bën thirrje parashtruesit të autorizuar, t’i largojë në afat prej 48 orëve.

Sipas Afatit për veprime zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, nëse lista është nuk është parashtruar në kohë dhe nuk janë larguar parregullsitë në afatin e caktuar në Kodin Zgjedhor, KSHZ-ja listën e parashtruar do ta hedh poshtë me vendim në afat prej 24 orëve nga pranimi i listave.

`1Deri të enjten gjithashtu KSHZ-ja duhet t’i publikojë edhe të dhënat e njësive zgjedhore të konfirmuara me Kodin Zgjedhor.

Më së voni deri më 13 mars KSHZ-ja duhet të marrë vendim për konfirmimin e ndryshimit të të dhënave të vendvotimit. Ndryshimi i të dhënave të vendvotimeve bëhet me ndryshimin e emrave të rrugëve, numrit të shtëpive dhe nëse rritet numri i votuesve apo distanca hapësinore për një vendvotim të caktuar. Komisionet zgjedhore komunale më së voni deri më 28 mars do t’i publikojë informatat për vendvotimet.

Këtë vit për herë të parë ka ndryshim të numrit të vendvotimeve në vend për 504, kështu që numri i tyre tani do të arrij 3.480 në vend 2.976. Ndryshimi del nga neni 165 nga ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor me të cilin parashikohet që numri i votuesve në vendvotim të mos jetë më i madh se 1.000.

Më 7 mars përfundoi kontrollimi i Listës Zgjedhore, të cilën KSHZ-ja deri më 12 mars duhet t’ua dorëzojë partive politike. Partitë politike në afat prej pesë ditëve nga dita e pranimit të LZ-së, deri te KSHZ-ja parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim apo fshirjen e të dhënave. Për këtë kërkesë KSHZ duhet të marrë vendim në afat prej tre ditëve, nëse partia nuk është e kënaqur nga kjo, mund të parashtrojë ankesë deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. Për ankesën Gjykata Administrative është e obliguar të vendoset në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja e mbyll Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale më së voni deri më 22 mars.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më rrethin e dytë nga zgjedhjet presidenciale, po vijon afati për kontroll në Listën Zgjedhor dhe për paraqitjen e diasporës për votim apo për regjistrimin, plotësimin apo fshirjen e të dhënave nga LS. Ky afat skadon më 30 mars.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 prill. Heshtje do të ketë më 12 dhe 13 mars, para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *