Home / Lajme / Rajon / Kapen 109 kg drogë në Korfuz, arrestohen 2 shqiptarë

Kapen 109 kg drogë në Korfuz, arrestohen 2 shqiptarë

Korfuz, 14 Mars – Vijon trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt shtetit helen.

Vijon trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt shtetit helen. Policia greke ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 109 kg marijuane në Korfuz, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesit e saj, dy shtetas shqiptarë.

Lënda narkotike, e ndarë në 4 çanta, u kap në plazhin ‘Shën Jani’, ku sipas policisë greke deri në bregdet është transportuar me një gomone, e cila e ka hedhur aty dhe është larguar. Në pritje të drogës ishin dy të arrestuarit, të cilët kishin mbërritur në pikëtakimin me motor.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të narkotikëve. (Ora News/Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Shqiptari grabit të moshuarin, i futet në shtëpi dhe i merr 100 mijë euro

Një tregtar 73-vjeçar italian është grabitur në mënyrën më mizore të mundshme, dhe autor është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *