Home / Lajme / Maqedoni / Katërshja e zgjedhjeve presidenciale

Katërshja e zgjedhjeve presidenciale

03 Mars – Katër kandidatë do të jenë në garën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. Gati të gjitha kandidaturat janë zyrtarizuar dhe pritet të dorëzohen pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në garën zgjedhore do të jenë presidenti i deritanishëm Gjorgje Ivanov për një mandat të dytë të dominuar nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi kandidat i PDSH dhe Zoran Popovski nga partia minore GROM. Për herë të parë në këtë garë do të jetë vetëm një kandidat shqiptar, pasi që partitë tjera kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje. BDI nuk merrë pjesë për shkak të mosarritjes së marrëveshjes me VMRO-DPMNE për kandidat koncensual, ndërsa RDK bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi që nuk u arrit marrëveshje për një kandidat të vetëm shqiptarë në frymën e një uniteti.

Në këtë konkurrencë zgjedhore që të katër kandidatët janë profesor dhe se kjo është cilësuar si një garë midis profesorëve më 13 prill, kur mbahen zgjedhjet e gjashta presidenciale pas pavarësimit të vendit.

Dy kandidatët e pavarur, profesorja Biljana Vankovska dhe kandidati tjetër i pavarur Stojançe Angelov nuk arritën të sigurojnë 10 firmat e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje.

Partitë politike kandidaturat e tyre për president duhet të dorëzojnë pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 30 ditë para zgjedhjeve. Këto zgjedhje presidenciale do të mbahen bashkë me ato parlamentare, që pritet të jenë nga fundi i muajit prill, kur pritet të zhvillohet balotazhi për presidencialet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *