Home / Lajme / Maqedoni / Kodi zgjdhor nuk duhet ndryshuar (VIDEO)

Kodi zgjdhor nuk duhet ndryshuar (VIDEO)

Shkup, 04 Mars – Nuk ka nevojë për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor ose interpretimin e tij nga Kuvendi. Kështu thotë Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti i cili vlerëson se situata kontestuese, kur gjatë heshtjes parazgjedhore presidenciale vijon fushata e zgjedhjeve parlamentare, mund të zgjidhet me qëndrim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Ministria do të prononcohet me rekomandime për zgjidhjen e situatës vetëm nëse një gjë e tillë kërkohet nga Komision Shtetëror Zgjedhor.
“Kërkesat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, konsideroj se janë politikë ditore. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë dhe konciz dhe konsiderojmë se nuk ka nevojë për interpretime të ndryshme, pasi të gjithë këto dilema që i shfaqi dje kryetari i KSHZ-së, mund të tejkalohen në mënyrë elegante dhe precize, pasi të gjitha procedurat janë parashikuar në Kodin Zgjedhor. Me qëndrim të Komisionin Zgjedhor, ata dilema që u parashtruan nga partitë politike apo kryetari i KSHZ-së, Ligji i parashikon dhe janë të tejkalueshme”, tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Për herë të parë Maqedonia përballet me situatë të zgjedhjeve të dyfishta, konkretisht me përplasje të heshtjes parazgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dhe me fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Ndër zgjidhjet më të mundshme është fillimi i fushatës për zgjedhjet parlamentare 2 ditë para afatit ligjor, me qëllim që të respektohet heshtja e zgjedhjeve presidenciale.

Nga ana tjetër, prej sot hyn në fuqi ndalesa që funksionarët të paraqiten nëpër promovime projektesh duke prerë shirita dhe duke mbajtur lopata. Ndalesa do të vlejë 20 ditë, deri në fillim të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë nesër Kuvendi do të mbajë seancën për të shqyrtuar iniciativën e BDI-së për vetë-shpërndarje, dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *