Home / Lajme / Maqedoni / Komandant Hoxha, bartës i listës së RDK-së në njësinë numër 2 ?

Komandant Hoxha, bartës i listës së RDK-së në njësinë numër 2 ?

12 Mars – “Është e vërtetë se kam realizuar një takim me RDK-në dhe i falënderoj për ofertën që më kanë bërë. Unë do të shqyrtoj seriozisht këtë ofertë dhe ditëve në vijim do të vendosi nëse do të garoj në zgjedhjet e ardhshme ose jo”, deklaroi “Hoxha” për “Lajm”

Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha, pritet të jetë bartës i listës së kandidatëve të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) në njësinë e dytë zgjedhore, njoftojnë për “Lajm” burime partiake. Sipas tyre, përfaqësues të lartë të RDK-së të hënën janë takuar me Komandant Hoxhën, në të cilin i kanë propozuar atij të jetë bartës liste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përfaqësuesit e RDK-së e kanë njoftuar Xhezair Shaqirin – Hoxhën se kanë vendosur vetë të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe e kanë siguruar se me të si bartës i listës, RDK do të fitojë së paku një deputet në njësinë zgjedhore numër 2. Vetë Xhezair Shaqiri ka konfirmuar takimin e mbajtur mes tij dhe përfaqësuesve të RDK-së.

“Është e vërtetë se kam realizuar një takim me RDK-në dhe i falënderoj për ofertën që më kanë bërë. Unë do të shqyrtoj seriozisht këtë ofertë dhe ditëve në vijim do të vendosi nëse do të garoj në zgjedhjet e ardhshme ose jo”, deklaroi “Hoxha” për “Lajm”.

Xhezair Shaqiri – Hoxha ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë në periudhën 2002-2006, si kandidat i Partisë Demokratike Kombëtare (PDK). Në vitin 2001 ai ishte një nga komandantët kryesor të UÇK-së, kurse kulmi i karrierës së tij ushtarake ishte mbrojtja e fshatit Haraçinë nga forcat policore maqedonase. Pas vitit 2006 ai është i përndjekur vazhdimisht nga organet shtetërore të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *