Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë tetovare në panairin e ndërtimtarisë në Shkup (VIDEO)

Kompanitë tetovare në panairin e ndërtimtarisë në Shkup (VIDEO)

Shkup, 04 Mars – Sot në Shkup është hapur Panairi i 11-të ndërkombëtar të ndërtimtarisë, materialeve ndërtimore dhe mekanizimit ndërtimor dhe të Panairit të katërt të patundshmërive dhe investimeve – RealExpo.

Në këtë panair marrin pjesë edhe shumë kompani Tetovare në mesin e tyre, Renova, Ideal Roloder, Irfa Roloder, Sharr Projekt. Përfaqësues të këtyre kompanive theksojnë se kjo është një mundësi e mirë për ekspozim të prodhimeve të tyre.

“Ndërtimtaria vitin e kaluar realizoi rritje prej 33 për qind dhe pati rol të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë në tërësi. Për këtë vit nga Buxheti janë paraparë 365 milionë euro për realizimin e projekteve infrastrukturore. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski. Në manifestimin vjetor të panaireve janë të pranishëm 300 kompani nga Maqedonia rajoni dhe më gjerë, si dhe e investitorëve në kuadër të RealExpo dhe priten 15.000 vizitorë. Në panairin e ndërtimtarisë, i cili nënkupton promovim të gjithanshëm të kësaj veprimtarive ekonomike të prodhuesve dhe tregtareve nga Maqedonia dhe jashtë vendit, do të ofrojnë prodhime dhe shërbime për punë, modernizim, mirëmbajte dhe pajisjen e objekteve dhe pronave.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *