Home / Lajme / Maqedoni / Komuna përcakton lokacionet për materialet zgjedhore (VIDEO)

Komuna përcakton lokacionet për materialet zgjedhore (VIDEO)

Tetovë, 14 Mars – Komuna e Tetovës ka përcaktuar lokacionet për vendosjen e materialit propagandues gjatë procesit zgjedhor.

Në një njoftim të komunës së Tetovës theksohet se lokacioni i parë është caktuar tek murin mbështetës në afërsi të drejtpërdrejtë të rrethrrotullimit të qendrës së qytetit, përkatësisht para Prokredit Bankës ekspoziturës në Tetovë.Vendi i dytë është në udhëkryqin në mes Bulevardit Ilindenit në rrugën Metodija Çento në afërsi të drejtpërdrejtë të rreth rrotullimit në qendrën e qytetit.

Në një njoftim të lëshuar nga komuna e Tetovës theksohet se lokacion tjetër për vendosjne e materialit propagandues zgjedhor është në udhëkryqin në mes Bulevardit ” Ilirija” me rrugën Jane Sandanski, në Bulevardin “ Ilirija” në afërsinë e drejtpërdrejtë të rreth rrotullimit tek Banka Komerciale, në murin mbështetës në afërsi të drejtpërdrejtë tek rrethrrotullimit në qendrën e qytetit, përkatësisht para “shtëpisë së re të mallrave”, hyrja në qytet në drejtim nga Shkupi ,përkatësisht tek nënkalimi, në udhëkryqin në mes Bulevardit të “Ilindenit” në rrugën Rajçeviq, përkatësisht në pjesën anësore të ndërtesës së Gjykatës Themelore. “Lokacionet e vërtetuar për vendosjen e pllaketave zgjedhore janë pa kompenzim, komuna do të bëjë evidentimin e vendeve për vendosjen e pllaketave zgjedhore për secilin parashtrues të listës të pjesëmarrësve, pas konfirmimit të listave të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Evidentimi do të bëhet në mënyrë të bararbartë tek të gjithë pjesëmarësit e fushatës zgjedhore. Pllaketat zgjedhore mund të vendosen edhe në objekte banimi apo objektet të tjera private me pëlqimin pararprak të pronarit të objektit.

Nuk lejohet ngjitja e pllaketave zgjedhore në fasadë, në monumentet kulturore-historike, shenjë përkujtimore, buste dhe as në drunjtë që gjenden në pjesën qendrore të qytetit”, qëndron në një njoftim të komunës së Tetovës. Më tej në këtë njoftim thuhet se në vendbanimet e komunës së Tetovës lejohet ngjitja e pllaketave zgjedhore në sipërfaqe të lirë adekuate për atë qëllim, gjegjësisht në objekte banimi dhe objekte tjera private me pajtueshmëri paraprake të pronarit të objektit, kurse asgjësimi i pllaketave zgjedhore ose ngjitja e pllaketave mbi pllaketë të organizatorëve të tjerë të fushatës zgjedhore, është e ndaluar.

Nga komuna njoftojnë se “nuk lejohet vendosje e pllaketave zgjedhore në shtylla reklamuese, pano reklamuese e as në objekte të tjera komerciale reklamuese, të vendosur në territorin e komunës së Tetovës, kurse organization i fushatës zgjedhore është i obliguar që në afat prej 30 ditësh pas përfundimit të zgjedhjeve të bëjë pastrimin e mbetjeve nga pllaketat”, theksojnë nga pushteti lokal në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *