Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë kushtuar demokracisë dhe shtetit juridik (VIDEO)

Konferencë kushtuar demokracisë dhe shtetit juridik (VIDEO)

Tetovë, 12 Mars – Në Universitetin Shtetëror të Tetovës është mbajtur konference shkencore e titulluar “Shteti juridik dhe demokracia”, e organizuar nga ana e Fakultetit Juridik të këtij universiteti.

Në hapjen e kësaj konference dekani i Fakultetit Juridik Mersim Maksuti, tha se rruga drejt demokratizimit shpesh herë shënon ngecje.

“Maqedonia ec rrugës së demokratizimit të saj edhe pse shpeshherë ka ngecje pore c rrugës së demokratizimit të saj , prandaj le të jetë kjo konferencë si impuls nga profesorë eminent, gjitha këto vende që do të japin mesazhe tek institucionet e vendit si vërtet do të bëjnë edhe më tej për konsulidimin e shtetit juridik dhe të demokracisë në Maqedoni dhe më gjerë”, tha Mersim Maksuti dekan i fakultetit Juridik.

“Në kuptimin shoqëror, kjo konferencë është e një rëndësie të veçantë sepse shteti jonë pas periudhës së tranzicionit qëndron para shumë sfidave për konstituimin si shtet demokratik dhe i së drejtës”, tha Vllado Kambovski Vllado Kambovski kryetar i ASHAM.

Konferenca është përshëndetur edhe nga Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. Ai tha se punohet çdo ditë që të funksionojë shteti juridik.

“Maqedonia çdo ditë punon që të jetë në një standart sa më të lartë ku shteti juridik dhe demokracia do të jenë shtyllat ma të rëndësishme si për qytetarin si për institucionet si për shtetin si për etnitetet për të gjitha komunitetet në vend, pasi që pa këto është e pamundshme që të kemi një funksionim të mirëfillt si të institucioneve por edhe të vetë shtetit”, tha Ministri Bexheti.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule tha se universitetet veç misionit mësimor dhe kërkimor kanë dhe një funksion social, dhe te kjo konferencë unë shikoj të transmetuar pikërisht edhe këtë detyrim dhe funksion që këto institucione të dijes dhe kërkimt kanë duke bashkuar studiuesit dhe kërkuesit për të diskutuar tematika të rëndësishme të kohës dhe të perspektivës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *