Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për pozitën e Gruas (VIDEO)

Konferencë për pozitën e Gruas (VIDEO)

Tetovë, 06 Mars – “Pozita e gruas në shoqëri”, ishte tema e konferencës e cila u organizua nga Aleanca Franceze në Tetovë dhe Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.

Me këtë rast, në këtë konferencë ka qenë e pranishme ambaasdorja e Francës në Maqedoni Lorense Auer dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. “Mendoj se gruaja në shoqëri është avancuar, nëse flasim personalisht për mua, në kohën kur kam filluar të merem me politikë ka pasur shumë pak gra në pozita udhëheqëse. Në vitin 2002 me ligjet positive për përfaqësim të gruas është rritur dukshëm numri i femrave në politikë, sidomos në parlament dhe këshillat komunale, ndërsa duhet që të punohet më shumë me gratë nga viset rurale”, tha Arifi.

Ambsadorja e Francës në Maqedoni Lorense Auer tha se në Maqedoni, pozita e gruas është avancuar dhe ëprparuar kohëve të fundit. Në këtë drejtim ajo përmendi si shembull kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila më herët ka pasur një post të lartë shtetëror si zëvendëskryeministre për eurointegrime. Sipas saj, duhet që më shumë të punohet që gruaja më shumë të avancohet në pozita udhëheqëse. Në këtë konfrencë foli edhe Aude Valsesia, drejtore e Aleancës Franceze në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *