Home / Lajme / Rajon / Kosovë:Vetëvritet veterani i UÇK-së

Kosovë:Vetëvritet veterani i UÇK-së

Një afërm i tij, në kushte anonimiteti, për Veriu. info foli lidhur me vetëvrasjen e A. Gashit.
“I ndjeri ishte rritur në kushte të vështira ekonomike. Ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe TMK-së. Para disa viteve kishte filluar të merrej me rritjen e zogjve dhe kjo punë i ecte mirë, madje kishte arritur ta blente edhe shtëpinë e një fqinji në fshat”, tha ai.

Personi i cili ka bërë vetëvrasje sot në Mitrovicë është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Akrashticë i Vushtrrisë. Sot ai do të duhej të festonte ditëlindjen e 40-të.

Një afërm i tij, në kushte anonimiteti, për Veriu. info foli lidhur me vetëvrasjen e A. Gashit.

“I ndjeri ishte rritur në kushte të vështira ekonomike. Ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe TMK-së. Para disa viteve kishte filluar të merrej me rritjen e zogjve dhe kjo punë i ecte mirë, madje kishte arritur ta blente edhe shtëpinë e një fqinji në fshat”, tha ai.

Ai bënë të ditur se A. Gashi punonte shumë, por në shumë raste ishte edhe i pafat. “Me mund të madh ai kishte ngritur një fermë për rritjen e zogjve. E nga një fatkeqësi zjarri në vitin 2011, në orët e hershme i ishte djegur tërësisht ferma bashkë me 7 mijë zogj. I gjithë mundi i tij si duket i kishte shkuar huq. Me gjithë dëshpërimin nga dëmi i madh, ai sërish kishte filluar nga zeroja dhe sërish kishte ngritur fermën edhe pse sërish u përball me humbje”, thotë ai.

Burime nga Policia e Kosovës tregojnë se i ndjeri pak çaste para se të bënte vetëvrasje, kishte kontaktuar me një familjar të tij, të cilit i kishte treguar për vendndodhjen e veturës në Mitrovicë dhe i kishte thënë të shkonte ta merrte, pasi që ai nuk mundej për momentin.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *