Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Vidhen 17 Lap-top nga shkolla Fan Noli (VIDEO)

Kronika e zezë: Vidhen 17 Lap-top nga shkolla Fan Noli (VIDEO)

Tetovë, 04 Mars – Nga shkolla fillore “Fan Noli” në fshatin Pallaticë të Tetovës, janë vjedhur 17 lap-topë, që kapin vlerën e rreth 2 mijë Euro, ka njoftuar policia e Tetovës.

Sipas policisë, akti i vjedhjes ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës apo më asktësisht mëngjesin e së dielës, në momentin kur një person akoma i paidentifikuar, kishte depërtuar në hapësirat e shkollës duke marrë me vete 17 lap-topët.

– Vjedhje në fshatin Sanakos

Edhe një vjedhje tjetër e hajnave që në shënjestër kanë qenë stolitë e arit ka ndodhur në rajonin e Gostivarit. Policia njoftoi se në periudhën gjatë muajit Janar dhe Shkurt të këtij viti në shtëpinë e 49 vjeçarit me inicialet I.S nga Gostivari, i cili posedon shtëpi edhe në fshatin Senakos të Komunës së Vrapçishtit, është kryer një vjedhje e rëndë. Vjedhësit me mjet të fortë kanë thyer xhamin e shtëpisë kur nuk ka patur asnjë njeri, dhe nga dhoma e gjumit kanë marrë stoli ari me vlerë prej më shumë se 400 mijë denarë, apo 6 mijë e 500 euro. Nga policia e Gostivarit njoftuan se janë kryer të gjitha ekspertizat dhe po merren të gjitha hapat për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *