Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Vidhet marketi në Çellopek (VIDEO)

Kronika e zezë: Vidhet marketi në Çellopek (VIDEO)

Tetovë, 17 Mars – Të dielën pasditë në autostradën Gostivar – Tetovë veturë e tipit Opel Corsa me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga 74 vjecari M.S nga fshati Saraçinë ka humbur kontrollin me ç`rast ka goditur dhe dëmtur rampën e njërës pikë pagesore njofton policia e Tetovës.

– 24 aksidente nga fillimi i vitit të shkaktuara nga kafshët

Dëmi i llogaritur material sipas policisë së Tetovës kap vlerën rreth 20 mijë denarë. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaku i këtij aksidenti ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë. Ndryshe, sipas policisë së Tetovës nga fillimi i këtij viti e deri më 17 mars, në Tetovë dhe në rajonin më të gjërë gjithsej janë rregjistruar 24 aksidente të shkaktuara nga kafshët. 22 aksidente janë rregjistruar në autostradë ndërsa dy në rrugë regjionale. Sipas policisë së Tetovës, pjesën dërmuese të aksidenteve i kanë shkaktuar qent endacak. “Duke patur parasysh këtë gjendje, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë sërish ka apeluar deri tek vozitësit që të jenë të kudjesshëm, posaçërisht në autostradën Gostivarë- Tetovë-Shkup, sepse në pjesën më të madhe të kësaj autostradë është dëmtuar mburroja ndërsa në disa vende edhe nuk ka aspak mburrojë. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejt u mundëson kafshëve që pa pengesë të lëvizin në rrugë dhe të shkaktojnë aksidente, ku në shumicën e tyre shkaktojnë dëme materiale dhe lëndime të vozitësve. Kujdes më shumë vozitësit duhet të kenë gjatë orëve të natës”, apelon policia e Tetovës.

– Vidhet marketi në Çellopek

Tetovë, 17 mars-34 vjecari N.A nga fshati Çellopek, ka denoncuar në polici se mes datës 16 dhe 17 të këtij muaji persona të panjohur kanë vjedhr në marketin “Sezam” në këtë fshat. Hajnat pasi kanë hapur me forcë denër e hyrjes, nga kasa kanë marrë 11 mijë denar, si dhe pako me cigare me ç`rast dëmi I llogaritur material sipas N.A kap vlerën rreth 47 mijë denarë”, njofton policia e Tetovës e cila ka kryer hetime dhe ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *