Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Haris Lalakos

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Haris Lalakos

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Haris Lalakos.

Z. Thaçi i uroj mirëseardhje Ambasadorit Lalakos duke i dëshiruar suksese në detyrën e re, me shpresën që gjatë mandatit të tij të përmbyllet kontesti me emrin.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e shpallura si dhe për zhvillimet rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *