Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ-ja shqyrton ankesat për votuesit nga Pusteci

KSHZ-ja shqyrton ankesat për votuesit nga Pusteci

Shkup, 19 Mars – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë ankesat e ngritura nga BDI-ja dhe LSDM-ja për përfshirjen e një numri të madh votuesit fiktivë në listën zgjedhore.

KSHZ-ja, duhet të marrë një vendim ndaj ankesave, më së voni, deri nesër. Pas këtij vendimi, subjektet politike kanë edhe nga 24 orë afat të ankohen pranë Gjykatës Administrative. Lista zgjedhore për presidencialet përmbyllet të shtunën më 22 mars. Por akuzat e publikuara ditë më para nga partia e Ahmetit lidhur me listën zgjedhore, për numrin “një” të MPB-së Gordana Jnakullovska janë në vazhdën e fushatës parazgjedhore. Sipas saj, këto çështje duhet t’i drejtohen KSHZ-së ndërsa MPB-ja përmbush vetëm obligimet që i takojnë sipas ligjit.

“Nuk do t’i komentoja akuzat e Abdilaqim Ademit ose cilitdo politikani pasi kjo është një periudhë parazgjedhore dhe paraqitjen e tij e shoh si një mënyrë për vetë-promovim para votuesve të tyre. Pyetjet që kanë të bëjnë me funksionimin profesional të institucioneve duhet të drejtohen në adresën e duhur. MPB-ja në kornizat e kompetencave të saj ligjore në maksimum kryen të gjitha aktivitetet të cilat nga ne ligji i kërkon që ti realizojmë. Se si do të duket Lista Zgjedhore, nëse dikush do të fshihet nga lista, ose do të shtohet dikush mbi bazë të ankesave të atyre që i dorëzojnë ata, unë nuk do të mundem të përgjigjem, pasi nuk jam anëtare e KSHZ-së”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Nga partia e Ahmetit, ditë më parë akuzuan se në listë zgjedhore ka mbi 400 votues fiktiv që janë regjistruar me adresë banimi të njëjtë në Shkup, ndërsa njëkohësisht kanë aplikuar për votim edhe në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë. Edhe LSDM-ja dyshon për përfshirjen e mbi 20 mijë votuesve fiktiv në listën zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *