Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ-ja verifikoi kandidaturat e kandidatëve për presiden

KSHZ-ja verifikoi kandidaturat e kandidatëve për presiden

14 Mars – Pas debatit, me 6 vota’ pro’ dhe vetëm një ‘kundër’ të Jakupit, komisioni vërtetoi kandidaturat e kandidatëve. Vlen të theksohet se Jakupi vetëm për kandidaturën e Iljaz Halimit votoi i përmbajtur.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor vërtetoi sot kandidaturat e kandidatëve për president. Zyrtarisht, në garë janë Ivanovi, Pendarovski, Halimi dhe Popovski. Me gjithë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të KSHZ-së, kandidatët u kontestuan nga nënkryetari i këtij institucioni, Subhi Jakupi nën pretekstin se në kandidaturat e kandidatëve figurojnë logot e partive prej nga vijnë, gjë që bie ndesh me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

“Jo rastësisht ligji ka theksuar: Për president, shkruan se mund ta propozojnë 30 deputetë ose një grup qytetarësh me mbi 10 mijë firma. Pse ligjvënësi as në Kushtetutë e as në ligj nuk ka shkruar se mundet ta propozojë partia politike. Unë habitem se si kandidatët përdorin simbolin e partisë; A do të thotë kjo se do ta prezantojnë shtetin vetëm me një parti”, deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Pohimet e Jakupit u kundërshtuan nga anëtarët e tjerë të KSHZ-së.

“Në pajtim me Kodin Zgjedhor, neni 59, theksohet saktë, paragrafi 1, 2, 3 se si mund të dorëzohet një listë kandidatësh për president; Këtu nuk kemi kurrfarë dispozite që thekson se nuk mund të përdoret simboli i ndonjë partie nëse ajo ka dhënë pëlqimin”, tha Aneta Stefanovska, anëtare e KSHZ-së, VMRO-DPMNE.

“Propozim im është, ashtu sikurse janë parashtruar fletëparaqitjet, listat e kandidatëve me emblemat, sigurisht ata kanë pëlqimin nga partitë që ta shfrytëzojnë atë emblemë, ndaj le t’i vërtetojmë listat. Njësoj sikurse në vitin 2009, ku kishim rast të ngjashëm, pro asokohe askush nuk e kontestoi këtë çështje”, u shpreh Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së, PDSH.

Pas këtij debati, me 6 vota’ pro’ dhe vetëm një ‘kundër’ të Jakupit, komisioni vërtetoi kandidaturat e kandidatëve. Vlen të theksohet se Jakupi vetëm për kandidaturën e Iljaz Halimit votoi i përmbajtur.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *