Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ zënka për logon e PDSH tek kandidatura e Halimit

KSHZ zënka për logon e PDSH tek kandidatura e Halimit

18 mars-Mbledhja është caktuar për sot, ndërsa disa nga anëtarët maqedonas të KSHZ theksojnë se qëndrimi i logos partiake tek Halimi është në kundërshtim me kodin zgjedhor, pasi që kandidatura e ti vjen si nismë qytetare me 10 mijë nënshkrime të grumbulluara.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) edhe sot do të mbajë një mbledhje të thirrur për shkak të mospajtimeve që në kandidaturën e kandidatit të PDSH-së, Iljaz Halimi të qëndrojë logoja e kësaj partie.

Mbledhja është caktuar për sot, ndërsa disa nga anëtarët maqedonas të KSHZ theksojnë se qëndrimi i logos partiake tek Halimi është në kundërshtim me kodin zgjedhor, pasi që kandidatura e ti vjen si nismë qytetare me 10 mijë nënshkrime të grumbulluara.

Anëtari shqiptar i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi theksoi se nuk duhet që kjo çështje e thjeshtë të problematizohet. “Nuk e dij se përse kjo kërkesë e thjeshtë për ndryshimin e logos po krijon famë të panevojshme. Nuk ndryshon as kandidati por edhe as numri i nënshkrimeve. Sipas afatit ligjor prej48 orëve kërkohet vetëm ajo që e kanë tre kandidatët e tjerë dhe kjo është që Iljaz Halimi të shfrytëzojë logon e PDSH-së”, theksoi Ibrahimi. ina

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *