Home / Lajme / Maqedoni / Kumanovë, njësitet speciale rrahin studentin (VIDEO)

Kumanovë, njësitet speciale rrahin studentin (VIDEO)

14 mars – Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur Arsimi po kthehej në shtëpi. Papritmas është ndaluar nga një xhip i njësisë speciale dhe pa asnjë arsye është tërhequr zvarrë nga makina e tij, duke u goditur dhe rrahur brutalisht.

Nga njësitet policore për ndërhyrje të shpejtë, është rrahur mbrëmë në Kumanovë, Arsim B., 22 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur Arsimi po kthehej në shtëpi. Papritmas është ndaluar nga një xhip i njësisë speciale dhe pa asnjë arsye është tërhequr zvarrë nga makina e tij, duke u goditur dhe rrahur brutalisht.

Pas rrahjes, ai dhe familjarët e tij kanë paraqitur rastin në polici. Arsimi është dërguar në Spitalin e Kumanovës.

Familjarët dhe banorët e lagjes janë të revoltuar nga ky rast, pasi që bëhet fjalë për rrahje pa asnjë pikë faji dhe pa asnjë arsye. Arsimi është student i rregullt në USHT.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *