Home / Lajme / Rajon / Laç: Dy vëllezër ekzekutohen me armë në mes të qytetit

Laç: Dy vëllezër ekzekutohen me armë në mes të qytetit

4 mars-Sipas informacioneve nga policia, si pasojë e të shtënave është plagosur edhe një i mitur, i cili ka qenë duke kaluar aty rastësisht. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në stacionin e furgonëve në qendër të qytetit, ku kanë mbetur të vdekur vëllezërit Genti dhe Andrea Cara, nga fshati Zhejë i Kurbinit.

Sipas informacioneve nga policia, si pasojë e të shtënave është plagosur edhe një i mitur, i cili ka qenë duke kaluar aty rastësisht. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Mësohet se policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes i cili është Altin Piroli ndërsa një nga pistat kryesore të policisë është hakmarrja. (INA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *