Home / Lajme / Maqedoni / LSDM dorëzoi kandidaturën e Pendarovskit në KSHZ

LSDM dorëzoi kandidaturën e Pendarovskit në KSHZ

13 mars-
Edhe Pendarovski si kandidat ka shprehur faleminderim për grupin parlamentar të LSDM dhe opozita e bashkuar që dhanë nënshkrimet e tyre për kandidaturën e tij. “Unë do të jem president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, fetare dhe etnike”, deklaroi Pendarovski

Partia opozitare maqedonase LSDM ka dorëzuar sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) kandidaturën për president Stevo Pendarovski.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski deklaroi se ofrojnë kandidat për president për të gjithë qytetarët e vendit, një president me autoritet dhe president që ka vision për të ardhmen e vendit.

Edhe Pendarovski si kandidat ka shprehur faleminderim për grupin parlamentar të LSDM dhe opozita e bashkuar që dhanë nënshkrimet e tyre për kandidaturën e tij. “Unë do të jem president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, fetare dhe etnike”, deklaroi Pendarovski. Në KSHZ dje dorëzuan kandidaturat Gjorgje Ivanov i VMRO-DPMNE, Iljaz Halimi i PDSH-së dhe Zoran Popovski nga GROM.
Sonte në mesnatë skadon afati që partitë politike deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) t’i dorëzojnë kandidaturat për zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 13 prill.
Shorti për konfirmimin e listës së kandidatëve për president KSHZ-ja do ta mbajë të hënën më 17 mars. Një ditë më pas lista duhet të publikohet në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

KSHZ-ja menjëherë pas marrjes ose më së voni në afat prej 48 orë në listën e kandidatëve konfirmon se nëse ajo është dorëzuar në afatin e konfirmuar dhe e përbërë në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Në qoftë se KSHZ-ja konfirmon se në listë ka parregullsi të caktuara, e fton dorëzuesin e autorizuar, t’i mënjanojë në afat prej 48 orësh. Sipas Listës së afateve për veprime zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, nëse sërish lista nuk është dorëzuar në kohë dhe nuk janë mënjanuar parregullsitë në afatin e konfirmuar në Kodin Zgjedhor, KSHZ-ja listën e dorëzuar do ta hedhë poshtë me vendim në afat prej 24 orë nga pranimi i listave.

Sot gjithashtu KSHZ-ja duhet t’i publikojë përshkrimet e njësive zgjedhore të përcaktuara me Kodin zgjedhor. Komisioni sot duhet të sjell vendim për zgjedhjen e ndryshimit të përshkrimit të vendvotimit. Ndryshimi i përshkrimit të vendvotimit bëhet gjatë ndërrimit të emrave të rrugëve, numrave të shtëpive ose nëse rritet numri i votuesve. Komisioni komunal zgjedhor më së voni deri më 28 mars do t’i publikojë përshkrimet e vendvotimeve.

Sivjet për herë të parë ka ndryshim të numrit të vendvotimeve në vend për 504, kështu që numri i tyre tani do të jetë 3.480 në vend se 2.976. Ndryshimi del nga neni 165 i ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit zgjedhor me të cilin parashihet numri i votuesve në vendvotim të mos jetë më i madh se 1.000.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, po vijon afati për shqyrtimin e Listës zgjedhore dhe për paraqitjen e diasporës për votim ose për regjistrim, plotësimin apo fshirjen e të dhënave të Listës zgjedhore. Ky afat skadon më 30 mars.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 prill.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *