Home / Lajme / Maqedoni / Manastir, shoferi i ‘çmendur’ përplas katër kalimtarë rasti

Manastir, shoferi i ‘çmendur’ përplas katër kalimtarë rasti

Manastir, 21 Mars – Katër veta sot në mëngjes përfunduan me plagë të rënda në spitalin e Manastirit, pasi që u përplasën nga një makinë, e cila me shpejtësi të lartë kishte goditur ata në trotuar.

Aksidenti ndodhi sot në mëngjes rreth orës 06.00, kur një drejtues makinë në moshë të re nga arsye akoma të panjohura ka rritur shpejtësinë e makinës së tij “Citroen” dhe ka përplasur kalimtarët e rastit në trotuarin e rrugës, ndërsa nga shpejtësia më pas makina ka goditur edhe një dyqan, duke dëmtuar pamjen e jashtme të tij.

Nga Spitali i Manastirit theksojnë se të katër të plagosurit kanë të thyera në trup dhe se njëri prej tyre është liruar për shërim shtëpiak. Policia ka nisur hetimet dhe ekspertizën, ndërsa ndaj drejtuesit të makinës pritet ngritja e kallëzimit penal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *