Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 7 mijë polic do të stërviten për procesin zgjedhor (VIDEO)

Mbi 7 mijë polic do të stërviten për procesin zgjedhor (VIDEO)

Mbi 7.000 nëpunës policorë do të kalojnë nëpër sistemin e decentralizuar të stërvitjes lidhur me sigurimin dhe sjelljen në procesin zgjedhor.

U përpunua doracak special, ku janë përmbajtur pjesët më të rëndësishme nga rregullativa zgjedhore dhe rekomandimet për policët, si të sillet në situatat të caktuara, kur duhet të merr vendim në vendngjarje. Sipas ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila sot ka pasur takim punues me kuadron zgjedhore në MPB për sjellje profesionale të nëpunësve policorë të cilët do të angazhohen në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore, në disa ciklet e fundit zgjedhore nëpunësit e policisë në masë të madhe e kanë përparuar sjelljen e tyre, respektivisht gjitnjë e më pak ka situata konfliktuoze dhe probleme në të cilat janë involvuar nëpunës policorë. “Posaçërisht me rëndësi për këto dy procese paralele zgjedhore – presidenciale dhe parlamentare, është ajo se për herë të parë do të mbahen në formë të tillë, por edhe sipas Kodit të ri zgjedhor, edhe pse një pjesë e madhe nga nëpunësit policorë kanë vepruar dhe janë stërvitur, megjithatë nevojitet të ripërtërihet dituria dhe të njoftohen me rregullativën e re ligjore”, deklaroi Jankullovska, duke shprehur pritje se të gjithë do të japin kontribut të vetin për mbajtjen e zgjedhjeve të lora, korrekte dhe demokratike.

Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, informoi udhëheqësja Aneta Stançevska, vëmendje të posaçme do t’i kushtojë sjelljes së pjesëtarëve të MPB-së. “Të punësuarit në MPB nuk guxojnë ta vënë nën pikëpyetje profesionaitetin dhe ligjshmërinë gjatë kryerjes së punëve. Me këtë rast, sektpri per kontroll te brendshem do ta ndjek sjelljen e policëve, si gjatë kohës së punës, ashtu edhe pas përfundimit të detyrave të tyre, në rol të qytetarëve”, paralajmëroi Stançevska. Sipas saj, me rëndësi të posaçme është që nëpunësit policorë jashtë kohës së punës të mos vendosen në funksion të partive politike në kryerjen e parregullsive parazgjedhore ose zgjedhore, të mos e shkelin rendin publik dhe qetësinë dhe autoritetin e MPB-së, të përmbahen nga provokime të ndryshme të aktivistëve të partive politike, ndërsa nëse marri pjesë në ngjarje të tilla, paralajmëroi ajo, kundër tyre do të ndërmerren masa më rigoroze disiplinore, në pajtim me ligjet aktuale. Stançevska potencoi se sektori per kontroll te brendshem mes tjerash para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet presidencale dhe të parakohshme parlamentare do të kryejë kontrolle të paparalajmëruara në të gjitha njësitë organizative të MPB-së.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *